Home / Lajme / Maqedoni / Tv Koha:Detaje rreth zjarrit në burgun e Tetovës

Tv Koha:Detaje rreth zjarrit në burgun e Tetovës

29 tetor-Sipas informacioneve 5 të lënduarit pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë dërguar sërish në brug. Ata sipas informacioneeve të Tv Kohës, kanë marrë intoksim të lehtë nga tymi. Autoritetet e burgut të Tetovës ende nuk kanë dalur me qëndrim rreth zjarrit të sontëm.

Zjarri I cili shpërtheu në burgun e Tetovës ka kaluar pa viktima ndërsa sipas informacioneve të njësisë së zjarrfikësve për një kohë të shkurtë është lokalizuar dhe vënë nën kontroll, njofton Tv Koha.
“Rreth orës 18 e 25 minuta kemi pranuar thirrje për zjarr në burgun e Tetovës.Mënjehrë kemi dalur në vendngjarje për një kohë të shkurtë ku kemi intervenuar me dy automjete dhe 5 zjarrfikës.Fillimisht zjarri kishte kapluar hapësirat e Bodrumit, tek sistemi I nxemjes qendrore.Nafta e cila përdoret për ngrohje në burg kishte filluar të shpërndahet nëpër bodrum, por falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve zjarri është lokalizuar dhe vënë në kontroll”, tha Uka Aliti, komandant I Brigadës së zjarrfikësve të Tetovës për Tv Kohën. Sipas tij, gjatë shuarjes së zjarrit kanë ndihmuar edhe të burgosurit të cilët bashkë me zjarrfikësit kanë intervenuar për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Sipas informacioneve 5 të lënduarit pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë dërguar sërish në brug, aporton Tv Koha. Ata sipas informacioneeve të Tv Kohës, kanë marrë intoksim të lehtë nga tymi.
Autoritetet e burgut të Tetovës ende nuk kanë dalur me qëndrim rreth zjarrit të sontëm.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *