Home / Lajme / Maqedoni / Vanhoute: Marrëveshje do të ketë sonte vonë ose nesër në mëngjes

Vanhoute: Marrëveshje do të ketë sonte vonë ose nesër në mëngjes

Shkup, 06 Tetor – Ndërmjetësi i Komisionit Evropian, Piter Vanhoute, para fillimit të grupeve punuese porositi se pret marrëveshje për rregullativën e re zgjedhore sonte në mbrëmje, ose nesër herët në mëngjes.

Vanhoute nuk dëshironte që të komentoj rreth zgjidhjeve ligjore që pret t`i vendosen sot përfaqësuesve të partive me propozim të Brukselit.

Ndërmjetësuesi paralajmëroi se në takim pret që të përfshihen edhe liderët e partive.

Se është i ftuar nga misioni i BE-së në Shkup, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Grupi punues pritet që sot t`i përmbyllë çështjet më të rëndësishme si pastrimi i listës zgjedhore, votimi i diasporës dhe financimi i kampanjës parazgjedhore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *