Home / Lajme / Maqedoni / Vdekjet enigmatike gjatë lindjeve tronditin opinionin (VIDEO)

Vdekjet enigmatike gjatë lindjeve tronditin opinionin (VIDEO)

Shkup, 27 Tetor – Vdekja e hershme e gruas shqiptare dhe vdekja e një gruaje shtatzënë në Gjevgjeli për shkak se dy mjek kanë qenë të alkoolizuar ka ngritur reagime dhe tensione të mëdha në opinionin publik në Maqedoni.

Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Spitalin Shtetëror të Shkupit është tronditur nga vdekja e hershme e gruas shqiptare 38 vjecare nga fshati Rashçe e Shkupit. Gruaja së bashku me foshnjën 5 muajshe ka ndërruar jetë një ditë më parë në rrethana të paqarta.Ajo dje u varros në fshatin Rashçe dhe pas saj la dy vajza të vogla.

Vdekja e hershme e gruas shqiptare dhe vdekja e një gruaje shtatzënë në Gjevgjeli për shkak se dy mjek kanë qenë të alkoolizuar ka ngritur reagime dhe tensione të mëdha në opinionin publik në Maqedoni.

Ekspertët janë të mendimit se mjekët fajtor duhet të marin dënimin e merituar dhe t’ju meret përgjimon licenca e punës për shkak të papërgjegjësisë dhe pakujdesisë ndaj pacientëve.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov don që të ulë reagimet duke formuar komisione për të hetuar rastet tragjike ku humbën jetën dy gra shtatzëna dhe foshnjat e tyre në mitër.

Mirëpo, Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Spitalin Shtetëror të Shkupit në të cilën ndërroi jetë një paciente e moshës 38 vjeçe, shtatzënë në muajin e gjashtë informoi dje se pacientja ka ndërruar jetë nga një infeksion i rëndë.

Sot portali Nova, nga burime brenda në klinikën e Shkupit, demanton deklaratën zyrtare të klinikës duke thënë se rasti i 38 vjecares nuk është rast i lënë pasdore, por se e ndjera është vizituar edhe në klinikë private në të cilën ka qenë e shtrirë dy herë por në fund për shkak të mungesës së mjeteve materiale është dashur që t`u nënshtrohet intervenimit kirurgjik në klinikën shtetërore në Shkup. Sipas informacioneve të NOVËS, gjatë abortusit spontan ka ardhur deri tek një gjakderdhje që mjekët nuk kanë mundur ta ndalojnë dhe në momentin që të ndjerës i është dhënë anestezioni, ajo e humb vetëdijen dhe ndrron jetë.

Për opinionin e gjërë mbetet enigmë se si gruaja shtatzënë vdiq në Klinikën e Gjinoekologjisë e jo në shtëpinë e saj nëse ka pasur ndonjë infektim të rëndë. Si ka mundësi të vijë në vdekje të gruas shtatzënë nga një infeksion i vjetër dhe i pa trajtuar siç deklarojnë në spitalin klinik të Shkupit ku e njejta në kontitunitet është trajtuar nga Spitale Private të rangut të lartë. Pritet që në për këtë rast të deklarohet edhe prokororia publike.

Ky është rasti i dytë brenda dy ditëve kur edhe në Gjevgjeli ndërruar jetë nëna bashkë me foshnjën gjatë lindjes. Çka ndodh në repartet e gjinekologjisë në Maqedoni mbetet enigmë pasi që janë shpeshtuar rastet e vdkejes së pacientëve gjatë lindjeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *