Home / Lajme / Maqedoni / Veljanovski dorezon ligjin per ndalimin e bombave ne kuvend. LSDM bllokon bisedimet

Veljanovski dorezon ligjin per ndalimin e bombave ne kuvend. LSDM bllokon bisedimet

07 Tetor – Kreu i Kuvendit Trajko Veljanovski ka dorëzuar Ligjin për ndalimin e “bombave” para deputetëve, gjë që nënkupton se kompromisi i cili donin të arrinin partitë për të kthyer ligjin në ripërpunim nuk do të jetë i mundur.

Kreu i Kuvendit Trajko Veljanovski ka dorëzuar Ligjin për ndalimin e “bombave” para deputetëve, gjë që nënkupton se kompromisi i cili donin të arrinin partitë për të kthyer ligjin në ripërpunim nuk do të jetë i mundur.

Ky fakt ka vënë në pikëpyetje ndryshimet në Kodin Zgjedhor afati i të cilit po skadon tani. Në këtë fazë të ligjit, vetëm propozuesit mund ta tërheqin e ato janë VMRO-DPMNE dhe BDI.
Bisedimet për Kodin Zgjedhor në grupin e punës në moment kritik. Siç mëson ekskluzivisht Alsat M nga burime brenda bisedimeve, shkaku për bllokimin e bisedimeve është Ligji për ndalimin e bombave, që është propozuar sot nga partitë në pushtet VMRO dhe BDI.

LSDM-ja ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve për Kodin Zgjedhor vetëm nëse tërhiqet nga procedura Ligji për ndalimin e publikimit të materialeve të përgjuara.

Madje opozita kërkon që Ligji të tërhiqet zyrtarisht nga propozuesit, e jo të përfundojë në labirintet parlamentare sikurse Ligji për “branitellat”.Në të kundërtën, partia e Zaevit nuk do të vazhdojë negociatat për Kodin Zgjedhor dhe do ta konsiderojë të dështuar Marrëveshjen Politike të Përzhinos, që sipas burimeve jo zyrtare nga opozita, nënkupton edhe rifillimin e bombave.

Pikërisht ky bllokim ka bërë që rreth orës 18 në Klubin e Deputetëve të arrijë edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *