Home / Lajme / Maqedoni / Vidhen rreth 3000 euro në një banesë në Tetovë (VIDEO)

Vidhen rreth 3000 euro në një banesë në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 03 Tetor – Dëm total prej 170 mijë denarë ka raportuar A.A(45), pas vjedhjes nga disa persona të panjohur që kanë kryer dje në banesën e tij në rrugë Ilindenska të Tetovës, informoi sot zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski.

Sipas raportimit të A.A të panjohurit kanë shfrytëzyar rastin e mungesës së familjarëve në banesë dhe në periudhën në mes orës 15 dhe 16 , më forcë kanë hapur derën e përparme dhe pa shumë kërkimeve nga një sirtar në tavolinën në sallon kanë arritur të marrin një iPhone 5, ndërsa nga një xhaketën kanë marr me vete disa pjesë të bizhuteri ari, të grave me vlerë 2200 euro, portofolin dhe 300 euro të vendosur në një zarf. Pa u vënë re nga askush hajdutët kanë ikur nga banesa në drejtim të panjohur.

A.A pas kthimit në shtëpi ka vlerësuar se dëmi i përgjithshëm nga vjedhja është rreth 170 mijë denarë, dhe më pas rastin e ka raportuar në polici, njësia e policisë së Tetovës kanë kryer inspektimin dhe janë duke punuar për të përcaktuar identitetin e kryerësve dhe çdo gjë tjetër lidhur me vjedhjen e raportuar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *