Home / Lajme / Maqedoni / Vijojnë ndyrshimet kadrovike në polici (VIDEO)

Vijojnë ndyrshimet kadrovike në polici (VIDEO)

Tetovë, 16 Tetor – Pas emërimit të kryeshefit të ri të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, vazhdojnë ndryshimet edhe nëpër stacione tjera policore në kuadër të SPB-së.

Krahas kësaj, për zëvendëskryeshef është emëruar zëvendësi i deritansihëm Nebojsha Radevski, ndërsa ndihmës kryeshefi i departamentit të policisë, Mile Kitanovski.

Kryeshefi ri i departamentit për punë të përbashkëta është Daniela Onçeska. Për komandant të stacionit policor në Gostivar përkohësisht do të jetë Naim Aliu, zëvendës-komandant është Pavle-Serafimovski, ndërsa ndihmës komandat e njësisë për rend dhe qetësi publike si dhe masa preventive janë emëruar Muamedali Jakupi dhe për komunikacion Pavle Trpeski. Mitko Avramoski është emëruar kryeshef i ri për zyrën e jashtme dhe vepra kriminale në Gostivar, njofton Televizioni Koha.

Ende nuk dihet dhe nuk ka informacione se a do të ketë ndryshime kadrovike në stacionet policore tjera në rajonin e Pollogut. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *