Home / Lajme / Maqedoni / Vozitësi nga Gostivari godet për vdekje këmbësorin në Gjorce Petrov

Vozitësi nga Gostivari godet për vdekje këmbësorin në Gjorce Petrov

07 Tetor – Furgoni i Tipit Fiat Dukato me targa të Gostivarit e drejtuar nga vozitës A.J(40) nga Gostivari ka goditur këmbësorin Blagoja N. nga Shkupi.

Edhe një tragjedi sot ka ndodhur në qytetin e Shkupit. Një vozitës i kombes “FIAT DUCATO” nga Gostivari ka goditur për vdekje një këmbësor në lagjen Gjorce Petrov në Shkup.

Ngjarja ka ndadhur sot pas orës 6.00 të mëngjesit kur në afërsi të barnatores Zegin dhe Vardar Mebel në lagjen Gjorce Petrov, 3 km larg nga Saraji.

Vozitësi me siguri për shkak të shpejtësisë së madhe nuk ka mundur të frenon dhe e ka goditur biciklistin në vijat e bardha për këmbësor.

Lajmin për Zhurnal e konfirmon edhe MPB për qytetin e Shkupit edhe zëdhënësja, Liza Bendevska. Sipas saj, policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka kryer ekspertizën dhe punon në zbardhjen e rastit.

“ Në ora 6.20 minuta në rrugën Gjorce Petrov dhe Manifesti i Majit ka ndodhur një aksident trafiku, ku kombeja e Tipit Fiat Dukato me targa të Gostivarit e drejtuar nga vozitës A.J(40) nga Gostivari ka goditur këmbësorin Blagoja N. nga Shkupi. Nga lëndimet Blagoja ka vdekur në vendin e aksidentit”, ka deklaruar për Zhurnal, Liza Bendevska.

Ndryshe në Qytetin e Shkupit për shkak të numrit të madh të aksidenteve, mbi 30 persona këmbësor vdesin në vit dhe më së shumti vozitësit e bicikletave.

Për shkak të reagimeve të disa organizatave, Parlementi i Maqedonisë miratoi ligjin që në vendbanime shpejtësia maksimale të jetë 50 km/h me qëllim që të parandalohen vdekjet e këmbësorëve të pafajshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *