Home / Lajme / Rajon / VV: “Zajednica” do të krijojë spitale etnike në Kosovë (VIDEO)

VV: “Zajednica” do të krijojë spitale etnike në Kosovë (VIDEO)

Nënkryetarja e VV-së ka ripërsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të lejojnë që të implementohet kjo marrëveshje, dhe qënë Kosovë të krijohen spitale etnike.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një konferencë për media ku ka folur kundër marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas VV-së implementimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe do të ketë pasoja edhe në sektorin e shëndetësisë.

Ata kanë thënë se me këtë marrëveshje ky asociacion do të ketë kompetenca të plota edhe në këtë sektor.

Nënkryetarja e VV-së ka ripërsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të lejojnë që të implementohet kjo marrëveshje, dhe qënë Kosovë të krijohen spitale etnike.

VV ka vlerësuar se gjendja e shëndetësisë në Kosovë është e rëndë dhe sipas tyre nuk mund të pritet përmirësim kur në krye të shtetit janë njerëz si Isa Mustafa e Hashim Thaçi, e ministër i shëndetësisë është Imet Rrahmani.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *