Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi nuk tërheq ligjin për mospublikimin e ‘bombave’ (VIDEO)

Xhaferi nuk tërheq ligjin për mospublikimin e ‘bombave’ (VIDEO)

Shkup, 08 Tetor – Koordinatori i BDI-së, Talat Xhaferi konfirmoi se nuk ka për ta tërhequr nënshkrimin e tij për ligjin që bllokon bombat e opozitës.

Propozim ligji që ndalon publikimin e bombave të opozitës, nuk tërhiqet. Një nga propozuesit, koordinatori i BDI-së, Talat Xhaferi konfirmoi se nuk ka për ta tërhequr nënshkrimin e tij. Ai nuk është bindur madje as nga ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian në grupin e punës, Pitet Van Houte dhe zëvendëskryeministri për euro integrime Fatmir Besimi, të cilët biseduam me të për më shumë se një orë, me dyer të mbyllura në zyrën e grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend.

Paraprakisht ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav deklaroi se ka një marrëveshje që ligji të mos hapet në Kuvend deri më 20 tetor, kohë gjatë të cilës partitë duhet të meren vesh bashkërisht për një tekst të ri të këtij ligji si dhe ligjit për informatorët.

Nga ana tjetër, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e ka cilësuar si skandaloz propozimin e dorëzuar dje nga BDI-ja dhe VMRO DPMNE, duke shtuar se censurë të tillë nuk ka as në vendet më diktatoriale. Zaev tha se është pro ndalimit të publikimit të përgjimeve, të atyre që janë ende të pa-publikuara, por jo për ato që janë shpalosur tashmë në opinion.

Ndërkaq, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, tha se katër partitë janë marrë vesh për të rishqyrtuar dhe korrigjuar tekstin e propozim/ligjit, por nuk saktësoi nëse kjo do të bëhet përmes amendamenteve apo me ndonjë ligj krejtësisht të ri që do të nënkuptonte tërheqjen e propozimit të BDI-së dhe VMRO-së.

Informata nga më të ndryshmet kanë qarkulluar sot në Kuvend, të shoqëruara edhe me atmosfera të tensionuara. Gjendja më e tensionuar ishte në grupin parlamentar të BDI-së deputetët e kësaj partie nuk kanë qenë në dijeni fare të një propozim/ligji të tillë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *