Home / Lajme / Maqedoni / Zaevi do ta dridh VMRO-në dhe shqiptarët?!

Zaevi do ta dridh VMRO-në dhe shqiptarët?!

24 tetor-Jozyrtarisht mësohet se do të publikohet edhe gjithë pasuria holivudiane e funksionarëve maqedonas se si për disa vite kanë arritur të bëjnë pasuri marramendëse. Këtu në shënjestër janë ministrat, deputetët dhe ish funksionarët të tjerë të cilët kanë qenë në pozita udhëheqëse apo janë njerëz kryesor në parti.

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev do të vazhdoj të trondit Maqedoninë me aferën e përgjimeve për shkak se bisedimet për Marrëveshjen e Përzhinos janë duke dështuar, shkruan Zhurnal.
Jo zyrtarisht mësohet se “bombat’ e radhës do ta prekin drejt për së drejti partinë e kryeministrit Gruevski dhe shqiptarët në përgjithësi, me çka një pjesë e madhe e qytetarëve do të revoltohen dhe do të ngriten në këmbë.
Për shkak të rastit “Monstra” shqiptarët e pafajshëm u burgosën për radikalizëm islamik, ndërsa në atë rast vriten gjashtë të rinj maqedonas pa fajin e tyre.
Këtë situatë asesi nuk ka mundur ta ndryshojnë partitë shqiptare. Për këtë shkak publikimi i rastit “Monstra” do të ngrit edhe maqedonasit edhe shqiptarët në këmbë të cilët do të kërkojnë llogari nga kryeministri dhe qeveria dhe njëherit mund të shkaktohet kaosi i vërtet në Maqedoni.
Jozyrtarisht mësohet se do të publikohet edhe gjithë pasuria holivudiane e funksionarëve maqedonas se si për disa vite kanë arritur të bëjnë pasuri marramendëse. Këtu në shënjestër janë ministrat, deputetët dhe ish funksionarët të tjerë të cilët kanë qenë në pozita udhëheqëse apo janë njerëz kryesor në parti.
Vazhdimi i publikimit i “bombave” të Zaevit është në koordinim të ngushtë me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe shpëtimi i vetëm që Maqedonia të mos hyj në skenarin e Bjellorusisë.
Ndryshe, kryeministri Gruevski në fjalimin e tij të djeshëm haptazi i shpall luftë ekspertit belg Piter Vanhoute duke i apeluar se ai në Maqedoni nuk mund të këshillon se kush e mban fjalën.
Mu kjo situatë po ndez alarmin se në Maqedoni javëve të ardhshme do të janë të tensionuara, madje Brukseli dhe Uashingtoni do të janë të detyruar që të marrin masat represive ndaj qeverisë së Gruevskit duke i futur politikanët në listën e zezë, duke i bllokuar xhiro llogaritë bankare, madje edhe duke ngritur edhe arrest ndërkombëtar për shkak të krimeve të cilat i kanë bërë politikanët në Maqedoni gjatë dhjetë viteve të fundit të cilët janë të involvuar në krime dhe korrupsione marramendëse.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *