Home / Sport / Zyrtare: Kjo është e ardhmja e De Biasit

Zyrtare: Kjo është e ardhmja e De Biasit

14 Tetor – Gianni de Biasi do të vazhdojë të mbetet trajneri i Shqipërisë, këtë e ka konfirmuar Armando Duka.

Pas humbjes ndaj Portugalisë gjasat për Shqipërinë për një kualifikim direkt në Euro 2016, disi u zbehen, mirëpo edhe përkundër kësaj, kreu i FSHF-së, Armando Duka tha se i kishte dërguar letër futbollistëve të Kombëtares, por edhe De Biasit, duke i thënë se ai do të vazhdojë të jetë trajneri i Shqipërisë.

“Për të qetësuar gjithçka dhe për t’i shërbyer më mirë kauzës së kualifikimit pas ndeshjes me Portugalinë, i kam dërguar një letër të gjithë futbollistëve dhe De Biasit të cilit i kam shkruar: Për mua t’i duhet të jesh trajneri i Shqipërisë në të ardhmen”, ka thënë Duka për Ora News.

“Dhe ky është vullneti im. Nuk kam dashur ta diskutoj për t’i shërbyer kauzës së kualifikimit, tani kemi kohë për ta diskutuar”, tha mes tjerash ai, duke e lënë të kuptohet se rinovimi i kontratës së De Biasit do të bëhet shumë shpejt.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *