Home / Lajme / Maqedoni / A do te gazifikohet Tetova dhe Gostivari?!

A do te gazifikohet Tetova dhe Gostivari?!

05 Nentor – Qeveria është duke marrë kredi në emër të gazifikimit. Kredinë e fundit e morri në emër të gazifikimit i cili do të duhet të përfshijë edhe rajonin e Tetovës dhe Gostivarit.

Qeveria është duke marrë kredi në emër të gazifikimit. Kredinë e fundit e morri në emër të gazifikimit i cili do të duhet të përfshijë edhe rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Por, çka do të thotë gazifikimi? Cilët do të jenë përparësitë e këtij procesi? Sa do të ndikoj në zhvillimin e ekonomisë, rritjes së standardit?

Menderes Kuçi ish kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndiomore, thotë se me gazifikimin e vendit “Ekonomia e gjithë vendit do të bëhej më konkurrente edhe në tregun vendor por edhe në atë ndërkombëtar, pasi që dihet se energjia participon me një të tretën në vlerën e produktit qoftë nga faza e prodhimit deri tek faza e distribuimit e këshu më radhë. Duke pasur parasysh se në Evropë më e zhvilluara paguan kosto më të vogël, është absurde që produktet tona në këtë kohë të konkurrojnë në këto tregje, andaj është edhe kërkesa e biznesit të kahmotshëm, që nënkupton të jemi të barabartë në inputet tona në çmimin e energjisë me atë që është në shtete e BE-së dhe një gjë të këtillë e mundëson vetëm gazifikimi i trojeve tona’’, thotë Kuçi.

Sipas tij kjo temë tash është duke u politizuar dhe krediti që është duke u marrë nga ana e qeverisë edhe pse merret në emër të gazifikimit, më shumë shfrytëzohet për deficit të buxhetit dhe financimin e aktiviteteve politike, thotë Kuçi.

“Kjo temë më tepër po politizohet në emër të saj, po kërkohen edhe kredi të ndryshme që sipas meje shërbejnë për deficitet buxhetore që i kanë për t’i mbuluar aktivitetet e tyre politike sesa në realitet që mund të bëjnë diçka. Por gjithmonë jemi pro një inicative të këtillë, pro një gazifikimi që ekonomia të jetë e para dhe padyshim që do të ketë edhe investime të reja edhe tërheqjen e investimeve të reja”.

Ndërsa ish zëvendës Ministri i Transportit, Skender Palloshi, thotë se komunat duhet të bëhen gati për këtë projekt. Sipas tij me këtë projekt do të duhet të gërmohen të gjitha rrugët e qytetit, të ndërtohen stacione bazë dhe pompa, thotë Palloshi.

“Për momentin kam njohuri se projektet për gazifikim të këtij rajoni Shkup-Tetovë-Gostivar, janë në përpilim e sipër, paralelishtë komuna duhet të formon komisone dhe të sheh mundësinë për vazhdimin dhe përpilimin e dokumentacionit teknik nga pjesa ku mendohet të kalon ky gazifikim, të fiton projekte për ndërtimin e pompave, rrjeteve dhe stacioneve të gazifikimit. Në momentin që do të kalon ky projekt, komuna duhet të jetë gati me projekte për gjetjen e mundësisë së financimit dhe duhet të themi se kjo kërkon punë të madhe, kërkon ekip të madh, kërkon punë profesionale, pasi ne e dijmë se çfarë do të thotë gazifikimi i qyteteit. Ajo do të thotë vendosjen e komplet instalimit nëpër tërë qytetin, që do të thotë edhe ndoshta gropimi i të gjithë rrugëve të qytetit dhe rehabilitimi i tyre. Dhe një ditë kjo duhet të ndodh, dhe komunat duhet ta marrin me seriozitet këtë detyrë dhe të nisin të mendojnë në këtë aspekt’’, thotë ish zëvendës Ministri i Transportit, Skender Palloshi.

Nga komuna e Gostivarit thonë se në planin afatgjatë kanë paraparë gazifiikimin që për momentin është në planin fillestar të përpilimit.

“Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Implementimin e projekteve në Komunën e Gostivarit, në strategjinë afatgjate të zhvillimit të qytetit ka të paraparë projektin për gazifikim, i cili aktualisht ndodhet në fazën fillestare të përpilimit.

Sipas paralajmërimeve prej institucioneve qendrore, në plan projektin për gazifikim është paraparë edhe linja prej Shkupit deri në Gostivar në gjatësi prej 76 kilometra. Por, projekti parashikon vetëm ndërtimin e linjës kryesore, kurse rrjeti shpërndarës nëntokësor lokal është një projekt kapital, me kosto të lartë financiare dhe kohëzgjatje disavjeçare. Komuna e Gostivarit projektin për gazifikimin e qytetit e ka futur në listën me prioritet të lartë të strategjisë afatgjate, dhe tashmë punohet në drejtim të planit ideor”, thonë për Telegrafin nga zyra për informim nga komuna e Gostivarit.

Nga ana e komunës së Tetovës akoma nuk kanë kthyer përgjige se a kanë ndonjë plan për gazifikimin e vendit apo jo.

Kurse nga ana tjetër Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot mbajti vazhdimin e ri të mbledhjes së 71-të në të cilën u debatua rreth Propozim-ligjit për detyrim tek Deutche Bank dhe Erste Bank, ku sipas marrëveshjes për hua për financim të projektit ‘Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë’

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *