Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Rritet dukshëm buxheti për USHT-në

Ademi: Rritet dukshëm buxheti për USHT-në

13 nëntor-Të gjitha veprimet tona në periudhën në vijim do të jenë në funksion të sigurimit të cilësisë dhe avansimit institucional të shqiptarëve, u shpreh Ademi, duke paralajmëruar themelimin e dy fakulteteve në kuadër të këtij universiteti.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi sot ka marr pjesë në hapjen solemne të Konferencës shkencore “Universalizmi, globalizimi dhe shteti i së drejtës” që u mbajt në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Ademi theksoi se tema që do të trajtohet nga shkencëtarët, është sa aktuale aq edhe e rëndësishme për vendet në konsolidim të demokracisë ose vendet me demokraci në zhvillim, siç është edhe vendi ynë. Prandaj, pres që nga kjo konferencë të dalin edhe përfundime që do të ndihmojnë shoqërinë tonë në përgjithësi, tha ai.
Ministri Ademi nënvizoi se me organizimin e ngjarjeve të këtilla USHT po dëshmon që tani më është konsoliduar dhe krahë për krahë me Universitetet tjera në vend jep kontributin e vet për zhvillimin e vendit, orientimet dhe përcaktimet evropiane.
Ministri i Arsimit para stafit drejtues, studentëve dhe pjesëmarrësve në këtë konferencë u shpreh se përkujdesja institucionale ndaj USHT-së nuk do të mungojë. Buxheti i USHT-së për vitin e ardhshëm dukshëm do të rritet dhe se me buxhetin për vitin 2016 USHT do të jetë institucioni i dytë më me shumë buxhet në Maqedoni.
“Buxheti i MASH, për vitin 2016, do të shënojë një rritje për 809 milion denarë (ose 13 milion e 200 mijë Euro). Rritja është në pozicionin për rroga, projekte infrastrukturore, pagesat për laboratorë, tekste shkollore, Akademia për sport, Akademia për mësues dhe pozicione tjera. Kjo rritje e buxhetit të MASH reflektohet edhe në Buxhetin e USHT-së (që sigurohet nga MASH), për vitin 2016, ku shënohet një ngritje prej 1.707.602 euro, krahasuar me atë të vitit 2015. Shprehur në përqindje, Buxheti i USHT-së, për vitin 2016, do të shënojë rritje prej 32 %, në krahasim me buxhetin e vitit 2015. USHT, në vitin 2016, do të jetë Univerisiteti i dytë që do të menaxhoj me buxhet më të lartë, menjëherë pas Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në vitin 2015, USHT ishte e radhitur në vendin e katërt për nga thithja e buxhetit dedikuar për arsimin e lartë, për funksionimin dhe realizimin e veprimtarisë arsimore – shkencore (pas Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir dhe Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip). Në sferën e investimeve kapitale, investimet për USHT, për vitin 2016 shënojnë një ngritje prej 815.661 euro, që në krahasim me investimet në vitin 2015, shënon një rritje prej 100%. Pra, USHT është Universiteti i vetëm publik në Republikën e Maqedonisë ku mund të vërehet një ngritje të financave në programin buxhetor dedikuar për investime kapitale”, theksoi Ademi. Ai paralajmëroi edhe themelimin e dy universiteteve në kuadër të këtij universiteti.
Të gjitha veprimet tona në periudhën në vijim do të jenë në funksion të sigurimit të cilësisë dhe avansimit institucional të shqiptarëve, u shpreh Ademi, duke paralajmëruar themelimin e dy fakulteteve në kuadër të këtij universiteti.
“USHT ka rol kyç në edukimin e kuadrit të ri sfera të ndryshme. Duke ndjekur nevojat e tregut dhe nevojat e studentëve dhe stafit akademik në përgjithësi, MASH në bashkëpunim me udhëheqësin e Universitetit ka vendosur që të themelohen dy Fakultete të reja edhe atë: Fakulteti pedagogjik dhe fakulteti i bujqësisë. Këto dy fakultete përherë të parë do të hapen këtu dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në arsimimin e ardhshëm në gjuhën shqipe. Për këtë vendim jemi udhëhequr nga analiza e thellë dhe nevoja për kuadro të reja profesionale në këto sfera”, tha Ademi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *