Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Marrëveshja të zbatohet menjëherë

Ahmeti: Marrëveshja të zbatohet menjëherë

4 nëntor-Lideri Ahmeti theksoi para mysafirëve që BDI po rishqyrton çasjen e vet, përskaj faktit që ne jemi pjesë konstruktive dhe kontribuese e arritjes së zgjidhjes dhe gjykojmë që Marrëveshja ska alternativë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrin, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë delegacionin e euro deputetëve të udhëhequr nga Xhani Pitela, kryetar i grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian, Knut Flenkeshtajn, nënkryetar i grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian si dhe ish raportuesin e Parlamentit Evropian për Maqedoni, EuroDeputetin Riçard Hovit.

Kryetari Ahmeti njohtoi EuroDeputetët që këto ditë ka përcjellur qëndrimet e BDIsë deri tek liderët VMRO DPMNEsë dhe LSDMsë rreth urgjencës për ta përmbyllur Marrëveshjen e 2 Qershorit dhe që ka kërkuar nga ata të mendojnë për shtetin dhe qytetarët dhe jo për partitë.

Lideri Ahmeti theksoi para mysafirëve që BDI po rishqyrton çasjen e vet, përskaj faktit që ne jemi pjesë konstruktive dhe kontribuese e arritjes së zgjidhjes dhe gjykojmë që Marrëveshja ska alternativë.

BDI në vazhdimësi ka ndihmuar zgjidhjen e çështjeve dhe ka qënë partner i komunitetit ndërkombëtar, por përgjegjësinë duhet ta ndajnë edhe partitë maqedonase.

Realizimi i Marrëveshjes mundëson rikthim në agjendën EuroAtlantike që është prioritet absolut i qytetarëve të vendit dhe në veçanti shqiptarëve.

EuroDeputetët vlerësuan rolin dhe përkushtimin e Kryetarit Ahmeti në arritjen e marrëveshjes si dhe për qëndrimet konstruktive të BDIsë, ndërsa kërkuan zbatim të përpiktë të Marrëveshjes për të vijiuar me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Ahmeti: Marrëveshja

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *