Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti ngushëllon popullin francez

Ahmeti ngushëllon popullin francez

14 nëntor-Franca dhe populli francez do të përballojnë këtë sulm mbi mënyrën tonë të jetesës bashkë me të gjithë neve që rreshtohemi në rradhët e atyre që duan paqë, tolerancë, bashkëjetesë dhe mirëkuptim, e jo urrejtje ndërnjerëzore.

Jam i tmerruar nga akti i tmerrshëm terrorist në Paris.

Marrja e jetës së tjetrit dhe këto akte terroriste nuk bëhen në emër të asnjë kombësie, asnjë race, asnjë feje, por janë akte çmendurie që meritojnë dënimin më të madh dhe nuk zënë vend në botëkuptimet tona.

Franca dhe populli francez do të përballojnë këtë sulm mbi mënyrën tonë të jetesës bashkë me të gjithë neve që rreshtohemi në rradhët e atyre që duan paqë, tolerancë, bashkëjetesë dhe mirëkuptim, e jo urrejtje ndërnjerëzore.

Më lejoni që t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave nga sulmi i djeshëm makabër në Pariz ndërsa të gjithë të lënduarve tju uroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre.

Ali Ahmeti,

Kryetar,

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *