Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Nuk ka fitues dhe humbës, u bë mirë për vendin dhe për qytetarët

Ahmeti: Nuk ka fitues dhe humbës, u bë mirë për vendin dhe për qytetarët

6 nëntor-
Karakteristikë tjetër e këtyre negociatave, që nga Ligji për Prokurorinë Speciale gjer te Kodi Zgjedhor, është zgjërimi i fushave të përdorimit të shumicës së dyfishtë (Badinterit) dhe promovimi i parimit të vendosjes me konsensus si dhe analiza e zbatueshmërisë së Marrëveshjes së Ohrit në bashkëpunim me OSBEnë dhe Institutin Evropian të Paqës.

Kabineti i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim njohton që pas bisedimeve intenzive disajavore, katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni arritën që të tejkalojnë vështirësitë e mbetura nga marrëveshja e 2 qershorit dhe protokoli i 15 korrikut duke mundësuar përmbyllje të çështjeve të hapura.

Liderët e BDIsë, PDSHsë, LSDMsë dhe VMRO DPMNEsë, u dakorduan që Kodin Zgjedhor, Ligjin për Qeverinë, Ligjin për parandalimin e keqpërdorimit të përgjimeve si dhe Ligjin për Informatorët ti kalojnë bashkarisht në pako në të njejtën seancë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Liderët gjithashtu përmbyllën edhe detajet rreth Komisionit Anketues Parlamentar për përgjimet.

Gjithashtu u konfirmua edhe kërkesa jonë që zgjedhjet e parakohëshme Parlamentare të mbahën më 24 prill 2016 dhe që mos të ketë shtyerje të zgjedhjeve, ndërsa më herët u kompletua edhe ekipi i Prokurores Speciale.

Në takim u dakorduan edhe emrat e propozuara nga LSDM për Ministër të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dhe Ministër të Punës dhe të Çështjeve Sociale, Frosina Remenski si dhe emrat e zëvendës Ministrave në Ministrinë për Bujqësi, Financa dhe Shoqëri Informative dhe Administratë Publike, Ljupço Nikolovski, Aleksandar Kiracovski dhe Kire Naumov.

Pozitat e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv mbetën të paprekuara, ndërsa sipas marrëveshjes, ndryshime, kontroll dhe ndarje të ndërsjellë të pushtetit do të ketë vetëm midis VMRO DPMNEsë dhe LSDMsë për arsye të përplasjeve dhe mosbesimit në mes të dy partive maqedonase që edhe sollën gjer në krizën politike më të thellë në vend.

Përmbyllja e këtyre çështjeve nënkupton vazhdimësi të reformave strukturore në përputhje me Rekomandimet e BEsë, rikthim të stabilitetit politik dhe sigurisë në vend si dhe paraqet garancë për mbarëvajtje të zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Të gjitha këto na rikthejnë fuqishëm në rrugën e integrimit EuroAtlantik që është prioritet absolut i qytetarëve tanë.

Karakteristikë tjetër e këtyre negociatave, që nga Ligji për Prokurorinë Speciale gjer te Kodi Zgjedhor, është zgjërimi i fushave të përdorimit të shumicës së dyfishtë (Badinterit) dhe promovimi i parimit të vendosjes me konsensus si dhe analiza e zbatueshmërisë së Marrëveshjes së Ohrit në bashkëpunim me OSBEnë dhe Institutin Evropian të Paqës.

Kryetari Ahmeti theksoi që nga kjo marrëveshje nuk ka as fitues, por as humbës duke shtuar që përmbyllja e çështjeve të hapura paraqet zhvillim të mirë për vendin dhe për qytetarët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *