Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Raporti është pasqyrë reale e situatës në vend

Ahmeti: Raporti është pasqyrë reale e situatës në vend

11 nëntor-Reformat sistemore duhet të zbatohen, por njëkohësisht, partitë politike në Maqedoni, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, duhet që të shohin mundësinë e tejkalimit të sfidës më të madhe me të cilën ballafaqohet Maqedonia, atë të zgjidhjes së çështjes së emrit me fqiun tonë jugor.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pranuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2015 nga ana e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Aivo Orav.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se raporti është një pasqyrë reale e situatës së përgjithshme në Republikën e Maqedonisë dhe paraqet obligim për institucionet e vendit që të veprojnë në përputhje me pritshmëritë e Brukselit.

z. Ahmeti shprehu kënaqësinë që, ashtu edhe siç kishte kërkuar në letrën e tij dërguar Komisionerit Han, Komisioni Evropian ka përsëritur rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa kushtëzimet paraqesin standarde të cilat duhet ti plotëson vendi ynë dhe që janë detyrim për të gjitha partitë politike në vend.

Në lidhje me situatën e përgjithshme politike, Kryetari Ahmeti vlerësoi që zbatimi i obligimeve nga Marrëveshja e Qershorit dhe Korrikut do të krijon kushte për zgjedhje të drejta dhe të lira si parakusht për stabilitet dhe siguri në vend dhe rikthim të fuqishëm të agjendës së integrimit EuroAtlantik.

Reformat sistemore duhet të zbatohen, por njëkohësisht, partitë politike në Maqedoni, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, duhet që të shohin mundësinë e tejkalimit të sfidës më të madhe me të cilën ballafaqohet Maqedonia, atë të zgjidhjes së çështjes së emrit me fqiun tonë jugor.

Ky proces do të kontribuojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndëretnike, marrëdhëniet me fqinjtë, por edhe do të nxis zhvillimin ekonomik, investimet e huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ambasadori Orav shprehu vlerësimin e Brukselit për rolin konstruktiv të z. Ahmeti dhe BDIsë në tejkalimin e krizës politike dhe zbatimin e obligimeve nga marrëveshja politike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *