Home / Lajme / Maqedoni / Ajri i ndotur në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Koçan

Ajri i ndotur në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Koçan

9 nëntor-
Ndotja, gjegjësisht koncetrimet janë më larta gjatë orëve të pasdites dhe gjatë natës. Kështu në Tetovë maksimalisht janë matur 553 mikrkogramë, në Karposh 400, Qendër 350, Lisiçe 320, Rektorat dhe Miladinovcë nga 250, Manastir 200 dhe Koçan 144 mikrogram në metër katror

Në komunat e Shkupit, në Manastir, Tetovë dhe Koçan sot në mëngjes është ndotur ajri. Stacionet e matjes tregojnë koncetrime të grimcave PM10 prej 120 deri 230 mikrogramë në metër katror.

Në Qendër janë matur koncentrime më të larta prej 230 mikrogramëve, në Lisiçe 215, Tetovë 200, Karposh 170, Rektorat dhe Miladinovci nga 150, Koçan 120 dhe Manastir 100 mikrogramë.

Ndotja, gjegjësisht koncetrimet janë më larta gjatë orëve të pasdites dhe gjatë natës. Kështu në Tetovë maksimalisht janë matur 553 mikrkogramë, në Karposh 400, Qendër 350, Lisiçe 320, Rektorat dhe Miladinovcë nga 250, Manastir 200 dhe Koçan 144 mikrogram në metër katror.

Në rast të tejkalimit të kocetrimeve të lejuara maksimale të grimcave të pezulluara me madhësi deri 10 mikromtera PM 10 pesë ditë radhazi me koncetrime mesatare ditore mbi 50 mg/m3 rekomandohet shfrytëzim i transportit publik, të mos shfrytëzohet për ngrohje të hapësirave vajra të djegura mbeturina, mbeturina me llak apo të ngjyrosura nga druri dhe mobiliet, shkumë deti., PET ambalazh, copa gome dhe çfarëdo materiale sintetike dhe shfrytëzim i drejtë të furrave me dru.

Në rast të tillë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për Shëndet Publike të RM-së rekomandojnë lëvizje të kufizuara dhe aktivitete në sipërfaqe të hapura të popullatës më të rrezikuar – fëmijë, persona të moshuara, të sëmurët nga sëmundjet kronike të mushkërive dhe sistemin e enëve të gjakut, me rrezik të posaçëm për të sëmurët nga astma e mushkërive, por edhe për personat të cilët angazhimin tyre profesional e ushtrojnë në sipërfaqe të hapura në zonat perëndimore të qytetit.

Qyteti i Shkupit në drejtim të uljes së ndotjes filloi me trajtimin e rrugëve të qytetit me mjetin acetat kalcium magnezium.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *