Home / Lajme / Maqedoni / Aksident: Humbi jeten nje 56 vjecar nga fshati Negotin

Aksident: Humbi jeten nje 56 vjecar nga fshati Negotin

02 Tetor – Në aksident në vendin e ngjarjes ka vdekur A.N. (56) nga Negotina, i cili e ka drejtuar automjetin. Shoferi i kamionit V.B. (39) ka marrë lëndime trupore

Në aksidentin, që ka ndodhur dje pasdite në rrugën magjistrale Gostivar­-Kërçovë te “Ura e Zdunjës”, jetën e ka humbur një person, ndërsa është lënduar shoferi i kamionit.

Pas ndërprerjes tre orëshe, për shkak të kontrollit, komunikacioni në këtë pjesë sërish është normalizuar.

Nga SPB Tetovë informojnë se aksidenti ka ndodhur pasdite në orën 13:00. Në të kanë marrë pjesë automobili i markës “BMV” me targa të Gostivarit dhe një kamion me rimorkio me targa të Tetovës.

“Në aksident në vendin e ngjarjes ka vdekur A.N. (56) nga Negotina, i cili e ka drejtuar automjetin. Shoferi i kamionit V.B. (39) ka marrë lëndime trupore dhe është përkujdesur në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit”, deklaroi për media, Marjan Josifovski zëdhënësi i SPB Tetovë.

Nga ndeshja, kamioni pothuajse tërësisht është kthyer dhe ka dalë nga rruga dhe është varur mbi urë, ndërsa automobili tërësisht është shkatërruar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *