Home / Lajme / Maqedoni / Aksident në Gllogjë

Aksident në Gllogjë

Aksidenti I radhës është regjistruar në njërën prej rrugëve ku ndodhin aksidente, gjegjësisht Tetovë-Jazhincë. Sipas policisë së Tetovë, aksidenti I radhës ka ndodhur në hyrje të fshatit Gllogjsë, ku janë aksidentuar tre vetura, edhe atë Opel Korsa me targa të Tetovës e drejtuar nga 20 vjeçarja B.L nga fshati Odër, Opel Astra poashtu me targa të Tetovës e drejtuar nga 28 vjeçari S.SH nga fshati Sllatinë, dhe Seat e drejtuar nga 30 vjeçarja S.Sh nga fshati Gllogjë, njofton Tv Koha.

Vozitësi i veturës Opel Astra dhe bashkëudhëtarja në Opel Korsa kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Tetovës, me ç`rast, udhëtarja pas dhënies së ndihmës së parë janë lëshuar për mjekim shtëpiak, kurse S.Sh nga fshati Sllatinë është ndalur për mjekim të mëtejshëm. Janë duke u hetuar shkaqet e këtij aksidenti.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *