Home / Lajme / Maqedoni / Aksident trafiku në rrugën Jazhincë-Tetovë, lëndohet shoferi i makinës

Aksident trafiku në rrugën Jazhincë-Tetovë, lëndohet shoferi i makinës

3 nëntor-
Në aksident, drejtuesi i automjetit të pasagjerëve ka marr lëndime të lehta dhe është transferuar dhe po mbahet në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim të mëtejshëm.

Dje pasdite, rreth orës 16:30 minuta në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, afër fshatit Neproshten, ka ndodhur një aksident me makinë ku janë përfshirë një automjet “Folsfagen Bora” me targa të Tetovës, i drejtuar nga SH.J. 26-vjeçar nga Slatina dhe një kamion “Daimler Benz”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.K 33-vjeçari nga fshati Sellcë, njofton SPB-Tetovë.

Në aksident, drejtuesi i automjetit të pasagjerëve ka marr lëndime të lehta dhe është transferuar dhe po mbahet në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim të mëtejshëm.

Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun dhe detaje e tjera lidhur me aksidentin në të cilën dëmtimi i përgjithshëm është vlerësuar në 70 mijë denarë. Fillimisht shkaku i aksidentit ka qenë parakalimi i pavend dhe i parregullt.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *