Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidentohet për vdekje 57 vjeçari nga Tetova

Aksidentohet për vdekje 57 vjeçari nga Tetova

Një 57 vjeçarë këmbësorë nga Tetova ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në Tetovë.Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11.50 minuta, në bulevardin “Vidoja Smilevski Bato” në Tetovë në të cilin kanë marrë pjesë një automjet I rëndë “Mercedes VITO” me targa të Tetovës të cilin e ka drejtuar 48-vjeçari S.A nga Tetova. Policia e Tetovës njofoi se këmbësorëi tashmë u ndjerë J.GJ i moshës 57 vjeçare, gjithashtu nga Tetova, ka qenë duke kaluar rrugën nga njëra anë në anën tjetër, jashtë vendkalimit të paraparë për këmbësorë.“Nga goditja e automjetit këmbësori ka marrë lëndime të rënda tropore dhe nga drejtuesi i automjetit “Mercedes Vito” me një automjet tjetër menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku edhe ka ndrruar jetë. Prokurori publik dhe një ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, kanë kryer hetim në vendin e aksidentit dhe vërtetohen shkaqet, detajet dhe gjithcka tjetër që ndërlidhet me këtë aksident komunikacioni, përderisa me urdhër të prokurorit publik, trupit të pajetë të këmbësorit do ti bëhet obduksion”, ka njoftuar Policia e Tetovës

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *