Home / Kryesoret / Albin Kurti dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc

Albin Kurti dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc

Kur qe përuruar në vitin 2013, të gjithë e kishin menduar se Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, në rrethinën e Podujevës, do të përbënte vend të rehatshëm për ata që akuzohen dhe dënohen për korrupsion dhe për të burgosur tjerë të rrezikshmërisë së lartë.

Ndërsa sonte, në këtë burg është dërguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i arrestuar pas manifestimit të opozitës në qendër të Prishtinës, pasi qëndroi për më shumë se një javë në arrati.

Sapo i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, kolona e automjeteve policore e ka shoqëruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes drejt burgut më të ri dhe më të sofistikuar në Kosovë.

KALLXO.com ka marrë xhirime nga momenti i hyrjes në mjediset e burgut të automjeteve policore që e bartnin Kurtin.

Kurti dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *