Home / Kryesoret / Ambientalistët në takim me udhëheqësinë e Jugohromit

Ambientalistët në takim me udhëheqësinë e Jugohromit

Në takimin e realizuar mes drejtorit të Jugohromit Vasko Skenderovski dhe njërit nga ambientalistët e mirënjohur në Maqedoni, profesorit universitar Dr. Afrim Osmani, u diskutua çështja e ndotjes së ajrit nga ana e Jugohromit dhe shqetësimi i madh që kanë ambientalistët nga helmimi i popullatës dhe shkatërrimi i natyrës. Të dyja palët ishin të pajtimit së Jugohromi paraqet një katastrofë ekologjike, ngase arriti që qytetin e Tetovës ta bëjë qytetin më të ndotur në Evropë.

Ambientalisti Dr. Afrim Osmani kërkoi nga drejtori i Jugohromit, Vasko Skenderovski, që t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe t’i plotësojë të gjitha standardet ekologjike që kërkohen, me qëllim të evitimit të këtij problemi të madh me të cilin po ballafaqohet jo vetëm Tetova, por i tërë Pollogu. Në bisedën në fjalë u diskutuan mundësitë dhe hapësirat e bashkëpunimit se si të zbutet ndotja e ajrit, gjegjësisht si mund të ndihmohet situata në këtë rast nga faktorë të ndryshëm. Gjatë bisedës, drejtori i Jugohromit mori për obligim që t’i ndërmerr këto hapa: ulja drastike e përdorimit të furrave, instalimi i pajisjeve të nevojshme, filtrave të domosdoshme ekologjike, që ka edhe për obligim ta bëjë, me çka do të vijë në shprehje ulja e ndotjes së ajrit, investime të ndryshme, me çka do të kompensohen deri diku dëmet e bëra deri tani. Gjithashtu ai përmendi ndërmarrjen e investime ekologjike në Tetovë, në rrethinën e Tetovës dhe më gjerë, uljen e punës së Jugohromit në ditë të mjegullta dhe rezultatet e para të priten në fillim të vitit të ardhshëm (mars,prill).

Kërkesa e profesor Afrim Osmanit ishte që Jugohromi sa më parë të angazhohet në tejkalimin e këtij problemi. Sipas tij, problemi zgjidhet vetëm me mbylljen e Jugohromit, por kjo u paraqit si shqetësim nga ana e drejtorit të Jugohromit, sipas të cilit me një veprim të tillë disa mijëra familje do të mbesin pa kafshatën e bukës. Vërejtja e ambientalistit Afrim Osmani ishte se, vërtetë disa mijëra familje mund të mbesin pa kafshatën e bukës në rast të mbylljes së Jugohromit, por me funksionimin e tij të deritanishëm po helmohet dhe mbytet Tetova dhe gjithë Pollogu gradualisht. Sëmundjet në rritje dhe vdekjet si pasojë e ndotjes së ajrit janë shqetësuese dhe japin shifra alarmante, edhe atë: sëmundjet e shpeshta kardiovaskulare, paraqitja e kancerit te të rinjtë dhe të rejat, dështimet e shtatzënisë, sulmet në zemër dhe në tru, si dhe një sërë sëmundje të tjera që para funksionimit të Jugohromit nuk gjendeshin ndër popullatë. Rezultatet e para nga ty takim priten në fillim të dhjetorit, pra Jugohromi dot fillojë me ndërtimin dhe vënien e filtrave të nevojshme, kurse përfundimi pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

Në fund të takimit, të dyja palët rënë dakord që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje me qëllim të tejkalimit të tërësishëm të kësaj krize ekologjike me të cilën ballafaqohet i tërë Pollogu. Ambientalisti Dr. Afrim Osmani, po ashtu, i bëri thirrje edhe qeverisë që, në raste të këtilla, të mos aplikojë standarde të dyfishta, por problemin me Jugohromin ta rregullojë ashtu siç e rregulloi edhe çështjen e shkritores Zletovo në Veles. Dr. Afrim Osmani bëri një apel edhe deri te qytetarët e Tetovës, që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim të zvogëlimit dhe evitimit të ndotjes së ajrit sië janë, mospërdorimi i shpeshtë i automjeteve, shfrytëzimi i biçikletave, mosshfrytëzimi i drurit, vajit dhe qymyrit si lëndë djegëse, në veçanti në qytet, sensibilizimi i kësaj çështje dhe ngritja e vetëdijes te qytetarët se vetëm me mjedis të pastër e të shëndoshë.

Gjithashtu lexo

Gjenden eshtra njeriu në një shpellë në Gostivar – (VIDEO)

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë, në afërsi të fshatit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *