Home / Lajme / Maqedoni / Arrihet marrëveshja, Spasovski – ministër i MPB-së, Remenski për Punë dhe politikë

Arrihet marrëveshja, Spasovski – ministër i MPB-së, Remenski për Punë dhe politikë

6 nëntor-Spasovski është sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, ndërsa Remenska mban postin e nënkryetares. Përveç tyre në postin e zëvendëministrit të financave është zgjedhur Kire Naumov, ndërsa në ate të bujqësisë, Lupço Nikollovski.

Liderët e katër partive kryesore kanë arritur marrëveshje edhe për emrat e dy ministrave që janë propozuar nga opozita. Siç mësohet, Oliver Spasovski do të jetë ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa Frosina Remenski – ministre e Punës dhe Politikave Sociale.

Spasovski është sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, ndërsa Remenska mban postin e nënkryetares. Përveç tyre në postin e zëvendëministrit të financave është zgjedhur Kire Naumov, ndërsa në ate të bujqësisë, Lupço Nikollovski.

Ndërkohë, pak orë më parë ishte arritur marrëveshje për Ligjin për Qeverinë, që parasheh që zëvendësministrat të kenë të drejtën e vetos ndaj vendimeve të ministrave, vetëm për çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe jo për çështje të tjera.

Ndërsa sa i përket Ligjit për materialet e përgjimeve është arritur marrëveshje që të kërkohet mendim nga Komisioni i Venecias.

Një nga propozimet që nënvizohet nga burime partiake është se ky ligj nuk do të ndalojë publikimin e bisedave të përgjuara që janë në interes publik.

Përfaqësuesit e partive politike po vazhdojnë të jenë të pranishëm në Klubin e deputetëve, ndërsa nuk dihet se kur do të shpallet finalizimi zyrtar i kësaj marrëveshje, pas bisedimeve maratonike.

Negociatat intensive për finalizimin e marrëveshjes filluan dje me takimin e liderëve të VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH gjatë orëve të pasditës, duke vazhduar deri në orët e vona.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *