Home / Kryesoret / Azbi Nuredini “godet” bajraktarët politik të Strugës dhe Gostivarit!

Azbi Nuredini “godet” bajraktarët politik të Strugës dhe Gostivarit!

Një nga tashmë ish – përkrahësit kryesor të Reformave në PDSH (LR-PDSH) në Komunën e Sarajit dhe ndër biznismenët më të suksesshëm, Azbi Nuredini, i ka dhënë një goditje funksionimit të partisë së Ziadin Selës.

Për më tepër lexoni shkrimin e tij të plotë lidhur me këtë çështje:

“BAJRAKTARIZMI I STRUGËS PËRFUNDON NË GOSTIVAR!
Duke parë lokalizmin e pretendentëve për përfaqësimin e ardhshëm politik të shqiptarëve nuk është për tu habitur nëse zgjedhjet e 24 prillit 2016 gjejnë shqiptarët me pesë lista në zgjedhje dhe kjo do të çojë në dështimin e ,,opozitës” për marjen e pushtetit. Të pretendosh përkrahjen e shumicës së shqipëtarëve të zhgënjyer nga përfaqësimi i dobët politik dhe ta lokalizosh atë pretendim në dy qytete Strugë dhe Gostivar duke shpallur një “koalicion gjysmak” dhe tu thuash të tjerëve u kry opozita u bë, ja ne jemi OPOZITË, kushdo le të vij rreth e rrotull nesh sipas kushteve tona ose ne vazhdojmë sipas agjendës tonë. Është një hipokrizi e haptë ndaj nevojës për një bllok të gjërë gjithpërfshirës opozitar me: parti, shoqata joqeveritare, intelektual të pavarur etj, për të arritur ndryshimet e nevojshme politike aq të përfolura nga shumica e shqiptarve.
Kjo mënyrë e kryeneqësisë të bënë përshtypjen se këta njerëz nuk kanë kapacitete për një unifikim të subjekteve politike opozitare së këtejmi as synim fitoren e bllokut opozitar në zgjedhjet parlamentare të 24 prillit, por kanë HALL LOKAL fitoren e zgjedhjeve KOMUNALE të vitit 2017 në po kto dy qytete Strugë dhe Gostivar!
Ky është mashtrimi i radhës i të ,,bashkuarëve opozitarë” e që synimi i tyre lokal përçanë votën shqiptare edhe mëtej dhe kështu djeg shpresën për ndryshime në zgjedhjet e 24 prillit”, – shkruan Azbi Nuredini.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *