Home / Kryesoret / Basha: Nisim më 8 dhjetor përballjen pa kthim për largimin e qeverisë

Basha: Nisim më 8 dhjetor përballjen pa kthim për largimin e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, u takua me banorë të fshatit Paçram, nga ku bëri thirrje që më 8 dhjetor të nisë “një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie”.

“Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj që kalon është një ditë, një javë, një muaj më shumë hajdutëri e vjedhje e parave tuaja”, theksoi Basha.

Sipas kreut të opozitës, “nuk ka pse t’ia zgjasim kohën të keqes”: “T’ia shkurtojmë kohën të keqes, t’ju japim edhe një herë mundësi juve të zgjidhni me votën tuaj qeverinë që meritoni”.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *