Home / Lajme / Maqedoni / Bejta promovoi ndriçimin publik në rrugën që lidh fshatrat Balindoll dhe Turçan i vogël

Bejta promovoi ndriçimin publik në rrugën që lidh fshatrat Balindoll dhe Turçan i vogël

11 nëntor-Gjatë qëndrimit në fshatin Balindoll, kryetari Nevzat Bejta u kumtoi banorëve të këtij lokaliteti investimet e radhës, siç është rregullimi i një rruge si dhe ndërtimi i rrethojës së shkollës fillore.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe banorët e fshatit Balindoll, inauguruan ndriçimin publik të instaluar në rrugën që lidh këtë fshat me fshatin Turçan të vogël.

Në këtë segment rrugor që u asfaltuar jo më larg se një vit, janë vendosur gjithsej 21 shtylla elektrike, kurse projekti ka kushtuar 1 milion e 300 mijë denarë.

“Ka qenë kërkesë e banorëve të fshatit Balindoll që të bëhet ndriçimi publik i rrugës që lidh këtë fshat me fshatin Turçan i vogël. Janë vendosur 21 shtylla elektrike dhe ky projekt ka kushtuar 1 milion e 300 mijë denarë. Me ndriçimin publik, rruga do të bëhet më e sigurt, sikurse edhe pronat e qytetarëve. Do të shmangen dukuritë negative siç mund të jenë grabitjet, e tjerë. Kur jemi te ndriçimi publik, mund të them se qyteti i Gostivarit është qyteti më i ndriçuar në nivel të shtetit”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Këshilltari komunal nga ky lokalitet, Bafaqar Nuredini në emër të banorëve falënderoi kryetari Nevzat Bejta për investimin në fjalë.

Edhe banorët e Balindollit u shprehen të kënaqur nga realizimi i këtij projekti, i cili mundësoi ndriçimin e pjesës periferike të fshatit. Ato u shprehen se ky investim vjen në vazhdën e investimeve të shumta që realizohen nga Komuna e Gostivarit dhe kryetari Nevzat Bejta.

Gjatë qëndrimit në fshatin Balindoll, kryetari Nevzat Bejta u kumtoi banorëve të këtij lokaliteti investimet e radhës, siç është rregullimi i një rruge si dhe ndërtimi i rrethojës së shkollës fillore.

“Investimet do të vazhdojnë në fshatin Balindoll edhe në të ardhmen. Duhet rregulluar rruga që e lidh fshatin me pjesën urbane të qytetit, edhe pse lirisht mund të themi se Balindolli tashmë i takon qytetit si një paralagje e urbanizuar. Do të bëhet edhe rrethoja e shkollës. Në mandatin e parë e ndërtuam shkollën, kurse tani ka ngelur rrethoja me qëllim që fëmijët të kenë siguri dhe të mos vijë deri tek ndonjë fatkeqësi eventuale. Ne vazhdojmë të realizojmë atë që e kemi premtuar dhe që është kërkesë dhe shkon në llogari të qytetarëve”, deklaroi kryetari Nevzat Bejta.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *