Home / Kryesoret / Tensione në kufi, rebelohen emigrantët
Migrants comfront Macedonian police officers after trying to cross the border from Greece into Macedonia, near Gevgelija, Macedonia, November 26, 2015. Countries along the Balkan route taken by hundreds of thousands of migrants seeking refuge in western Europe last week began filtering the flow, granting passage only to those fleeing conflict in Syria, Iraq and Afghanistan. REUTERS/Stoyan Nenov

Tensione në kufi, rebelohen emigrantët

Situata në emigrantët në kufirin jugor po vazhdon të tensionohet. Qindra emigrantë nga Pakistani, Irani, Algjeria, Maroko dhe vendet e tjera kanë kaluar natën në qiellë të hapur, të bllokuar nga policia dhe ushtria maqedonase, për të mos lejuar hyrjen e tyre në territorin e vendit.

Autoritetet e Shkupit po vazhdojnë të mbajnë në fuqi vendimin për selektimin e emigrantëve, duke lejuar që të hyjnë në vend vetëm ata nga Siria, Iraku dhe Afganistani, që konsiderohen si vatra të luftës.

Por situata e tensionuar ka qenë mbrëmë kur turmat e emigrantëve kanë rrënuar një barrikadë në kufirin me Greqinë dhe kanë tentuar që me dhunë të hyjnë në territorin e vendit. Policia informoi se emigrantët pasi që kanë rrënuar rrethojën me tela me gjemba , kanë gjuajtur me gurë në drejtim të policisë dhe më pas kanë vazhduar me vrapë të hyjnë në territorin e vendit.

Bëhet fjalë për dhjetëra emigrantë që janë futur në mënyrë ilegale. Migrantët mbanin në duar pankarta “Duam të shkojmë në Gjermani”, “Hapni kufijt” dhe parulla të tjera. Në shenjë revolte ditëve të fundit një pjesë e emigrantëve janë futur në grevë urie, kanë qepur gojët dhe kanë refuzuar ndihmat humanitare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *