Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: BE-ja i ka dhënë edhe një mundësi Maqedonisë, për të mos devijuar rrugën e Integrimeve

Besimi: BE-ja i ka dhënë edhe një mundësi Maqedonisë, për të mos devijuar rrugën e Integrimeve

12 nëntor-“Me vetë faktin se BE i ka dhënë edhe një raport pozitiv Maqedonisë, ajo na ka dhënë me këtë një mundësi që Maqedonia të vazhdojë rrugën e Integrimeve dhe një pjesë e këtyre meritave i takon edhe BDI-së, e cila ka kontribuar, për tejkalimin e krizës politike”, thotë Besimi.

Zëvendësministri Fatmir Besimi në emisionin Rruga Drejt në televizionin Alsat-m ka pohuar se pas raportit të BE angazhimet dhe përgjegjësia rritet, transmeton Aktuale.mk.

“Jo vetëm tek unë por përgjegjësia rritet tek të gjithë qytetarët, dhe kjo përgjegjësi është e gjithë shoqërisë. Mendoj se raporti ka qenë objektiv, pikërisht për shkak të problemeve politike”, deklaron Besimi.

Sipas tij me raportin pozitiv BE-ja i ka dhënë edhe një mundësi Maqedonisë, për të mos devijuar rrugën e Integrimeve.

“Me vetë faktin se BE i ka dhënë edhe një raport pozitiv Maqedonisë, ajo na ka dhënë me këtë një mundësi që Maqedonia të vazhdojë rrugën e Integrimeve dhe një pjesë e këtyre meritave i takon edhe BDI-së, e cila ka kontribuar, për tejkalimin e krizës politike”, thotë Besimi.

Besimi ka njoftuar se të gjithë ata të cilët mendojnë se Besimi është ministër i pazëvendësueshëm gabojnë duke theskuar se me rëndësi është që tani Maqedonia të dalë nga kjo krizë, dhe të drejtohet rrugës së Eurointegrimeve.

“Shumë pakë me rëndësi do të jetë se kush do të jetë dhe në cilin post do të jetë, sepse BDI ka kuadro të shëndosha për gjitha pozicionet. Dhe ata të cilët mendojnë se Fatmir Besimi është ministër i përhershëm dhe i pazëvendësueshëm gabojnë”, thotë Besimi, në emisionin Rruga Drejt

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *