Home / Kryesoret / Brukseli zyrtarë kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos

Brukseli zyrtarë kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini bëri thirrje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes politike dhe reformat urgjente prioritare. Mogerini pas takimit kokë më kokë me ministrin e Jashtëm Nikolla Poposki nënvizoi rëndësimin e organizimit të zgjedhjeve të prillit në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Përveç reformave, Brukseli kërkon edhe intensifikim të bisedimeve me Greqinë dhe zgjidhjen e shpejtë të emrit. Për Poposkin, ndërkaq nëse Shkupi përmbush të gjitha kërkesat deri në prill, BE-ja përfundimisht duhet t’i hap dyert për bisedime me Maqedoninë.

“Nga reformat dhe realizimi i zgjedhjeve të 24 prillit do të varet vlerësimi për hapat e ardhshëm, në këtë pjesë nuk ka hapësirë për arsyetime dhe punët varen nga ne. Nga ana tjetër nëse këto realizohen në mënyrë të suksesshme, nuk do të ketë as arsyetime nga ana e BE-së që të mos e shpërblejë një veprim të tillë,” deklatroi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.

Nga ana tjetër edhe Berlini Zyrtar nënvizoi nevojën e zbatimit urgjent të detyrave që ka parashtruar Komisioni Evropian por edhe Procesi i Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel. Në këtë kuadër, qeveria gjermane inicoi dhe një konferencë rajonale për integrimet në Shkup.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *