Home / Kryesoret / Defile për nderë të 28 nëntorit

Defile për nderë të 28 nëntorit

Tetova në këtë 28 nëntorë është veshur kuq e zi. Atmosferë festive gjithandej në rrugët e Tetovës, një qytet që njihet për një të kaluar mjaft heroike dhe kontributdhënës në aspektin kombëtarë. Ska se si të ishte ndryshme edhe sot. Vetura të stolisura me flamuj, fëmijë të veshur kuq e zi, fytyra të buzëqeshura dhe plot urime për këtë ditë të shënuar të kombit shqiptarë. Poashtu gjatë ditës së sotme në organizim të komunës së Tetovës, është zhvilluar një program i pasur artistik. Kanë qenë kalorësit që kanë defiluar nga Xhamia e Larme, në rrugën memet pash derlla dhe bulevadrin Ilinden dhe Iliria, për të arritur deri në sheshin Ilirija. Pas kalorësve kanë qenë Banda Frymore e Forcave të Sigurisë të Kosovës, të drejtuar nga Filharmonia e Kosovës të cilët kanë përcjellur defilenë në rrugët e Tetovës me pika muzikore. Më pas kanë qenë Shoqëritë Kulturor-Artistike të Tetovës, njofton Tv Koha.

Ndryshe, 28 nëntori është një nga ditët më të shënuara të historisë së popullit shqiptar. Më 28 nëntor të vitit 1912 në qytetin e Vlorës, Ismail Qemali e shpalli Shqipërinë të pavarur dhe sovrane.Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe krijimi i qeverisë së Vlorës ishte një fitore e përbashkët e të gjithë popullit shqiptar që kishin luftuar pandërprerë me shekuj, kundër sunduesve të ndryshëm.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *