Home / Lajme / Maqedoni / Derivatet lirohen për një denar

Derivatet lirohen për një denar

2 nëntor-Me vendiminm e KRRE-së për 0,57 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 NS dhe tani do të kushtojë 21,313 denarë për kilogram.

Çmimet e derivateve të benzinës dhe të dizelit prej mbrëmë në mesnatë ulen për një denar për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).

Me vendimin, bëhet ulja e çmimeve rafinerike dhe atyre me pakicë të derivateve të naftës për 3,46, përkatësisht 2,02 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 paraqet 62 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 64, EURODISEL (D-E V) për 49,5, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 38 denarë për litër.

Me vendiminm e KRRE-së për 0,57 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 NS dhe tani do të kushtojë 21,313 denarë për kilogram.

Si shkak për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i cekin për 5,83 për qind çmimin më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëpve të kaluara dhe për 1,406 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *