Home / Lajme / Maqedoni / Dukshmëria në Kodrën e Diellit dhe Strazhë e ulët

Dukshmëria në Kodrën e Diellit dhe Strazhë e ulët

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në Kodrën e Diellit është ulur në 40 deri 50 metra, ndërsa në Strazhë 50 deri 100 metra, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë në njoftimin për gjendjen e rrugëve.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Nga mesi i këtij muaji hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *