Home / Lajme / Maqedoni / Dy tetovarë kapen me ‘lëndë narkotike’

Dy tetovarë kapen me ‘lëndë narkotike’

02 Nëntor – Spb-Tetovë njofton për arrestimin e dy personave, sepse u jan gjetur lëndë narkotike

Natën e diel, gjysmë ore para mesnatës, në rrugën “Goce Delçev” në Tetovë, është vërejtë një makinë “Peugeot” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 23-vjeçari SH.R nga Tetova, dhe një bashkudhëtar U.I (23) nga lagja Drenovec.

Kur kanë arritur para shtëpisë së tij, personi SH.R ka zbritur nga makina dhe nga pjesa metalike e makinës ka nxjerrë qese plastike më material të panjohur, njofton SPB-Tetovë.

Të dy u arrestuan dhe janë dërguar në Stacionin Policor të Tetovës, pasi më parë në oborrin e shtëpisë janë gjetur 4 qese, ose në total prej 29 qese të tilla, kurse në makinë është gjetur edhe një thikë.

Të gjitha sendet e gjetura janë fotodokumentuar dhe janë marr për ekspertizë, dhe të arrestuarit janë liruar më vonë.

Pas pastrimit të plotë të të gjitha detajeve do të ndiqen me aplikimet e duhura.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *