Home / Lajme / Maqedoni / Eco Guerilla:Vazhdon lobingu me diplomatë të huaj

Eco Guerilla:Vazhdon lobingu me diplomatë të huaj

Ditët që lamë pas Eco Guerilla ka zhvilluar takime shumë produktive me përfaqësues të korit diplomatik në vend.

Për të biseduar mbi çështjet që i tangojnë qytetarët e Tetovës, dhe sidomos për problemin me ndotjen tepër të madhe të qytetit, dhe mungesën e reagimit të duhur nga ana e autoriteteve për t’i zgjidhur këto probleme, president i Eco Guerilla Arianit Xhaferi ka realizuar takime pune me ambasadoren e re të OSBE-së në Maqedoni, zonjën Nina Suomalainen si dhe një takim tjetër të ndarë me zëvendësin e ambasadorit britanik në vend, z. Paul Edwards, dhe përfaqësuesen e lartë të Ministrisë së Jashtme Britaneze, zonja Mia Marzouk.

Nga të dyja takimet kemi dalë me përkrahje për angazhimin tonë, dhe me inkurajimin për të vazhduar punën e shkëlqyer në vetëdijësimin e sektorit civil në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *