Home / Lajme / Maqedoni / Edhe portalet do të ndiqen gjatë kohës së zgjedhjeve

Edhe portalet do të ndiqen gjatë kohës së zgjedhjeve

12 nëntor-Kontrolli në portalet është imponuar pasiqë në raportin e OSBE/ODIHR ishin vërejt shkelje drastike në raportimin e mediave në procesin zgjedhor, që ka ndikuar edhe në vlerësimet e përgjithshme për mediat.

Agjencia për media gjatë kohës së zgjedhjeve përveç gazetave dhe radiodifuzerëve ka marrë për detyrë të monitorojë edhe portalet. Kjo është hera e parë e rregullimit të internet-mediave për të cilën janë dakorduar katër partitë politike, ndërsa e inkorporuar në ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor në pajtueshmëri me marrëveshjen e Përzhinos, njofton “Dnevnik”.

Kontrolli në portalet është imponuar pasiqë në raportin e OSBE/ODIHR ishin vërejt shkelje drastike në raportimin e mediave në procesin zgjedhor, që ka ndikuar edhe në vlerësimet e përgjithshme për mediat.

Në ndryshimet qëndron fakti se Agjencia për media në afat prej 60 ditësh nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të Kodit zgjedhor do duhet të përgatitet metodologji për monitorim të mediave e cila vlen për të gjithë. Por, dilema nëse vërtetë do të vihet kontroll mbi punën e portaleve është edhe më e madhe nëse merret parasysh se pjesa më e madhe e tyre as që janë të regjistruara si Shoqata tregtare, por si projekte të Shoqatave joqeveritare?!

Nga ana tjetër, internet-mediat janë përfshirë në paragrafin e nenit që ndalon mediat të pranojnë reklama me financime nga buxheti. Kjo do të thotë njëherësh se tek portalet do të lihet hapësirë të pranojnë reklama partiake për periudhën prej një muaji deri një muaj e gjysmë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, njofton “Dnevnik”,

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *