Home / Kryesoret / Borë në Kodrën e Diellit

Borë në Kodrën e Diellit

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në vendet më të larta në pjesën perëndimore të vendit vende-vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Sipas Lidhjes auto-moto të Maqedonisë, reshje të borës së lehtë vërehen në Kordën e Diellit, Mavrovë, si dhe në qafat malore Strazhë dhe Pletvar. Në pjesët e tjera të vendit reshjet janë të shiut.

Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në Presekë deri në 100 metra, në aksin rrugor krahi Mavrovë – Hanet e Mavrovës me dukshmëri prej 30 deri në 40 metra dhe aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit me dukshmëri prej 50 deri në 60 metra.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, mëngjesin e sotëm në orën shtatë është matur temperaturë minus vetëm në Mavrovë, tre gradë nën zero. Më shumë shi  në Demir Kapi, 26 litra në metër katror, 13 litra në Mavrovë, 12 në Pozhar, nga 11 në Gjevgjeli, Kavadar, Lazaropole, Pozharanë, nëntë në Dojran dhe në Manastir, tetë në Kumanovë, Gjurishte dhe në Tetovë

Moti  sot në Maqedoni me vranësira me reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha dhe mbi 30 l/M2 për shkak të ajrit të ftohtë në male dhe në disa vende më të larta, reshjet do të jenë të borës, ndërsa do të formohet edhe shtresë e borës, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të lëvizë prej 4 deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të arrijë deri në pesë gradë Celsius.

Në orët e mbrëmjes duke filluar nga perëndimi do të ketë reshje të reja të shiut, në malet borë, ku do të formohet edhe shtresë dëbore. Gjatë ditës reshjet do të përhapen në pjesët e tjera të vendit, në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme, sidomos në pjesën jugore, mbi 30 litra në metër katror.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *