Home / Lajme / Maqedoni / Është miratuar mundësia e të drejtës për in-vitro për fëmijën e tretë dhe të katërt

Është miratuar mundësia e të drejtës për in-vitro për fëmijën e tretë dhe të katërt

E drejta e invitros është një ndër programet prioritare të Fondit. Qëllimi është që t’Ju përgjigjemi pozitivisht sa më shumë kërkesave që vijnë nga të siguruarit, dhe për t’i kënaqur nevojat e tyre.

Në pajtueshmëri me ndryshimet ligjore të plotfuqishme, Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë me kënaqësi informon se nga data 13.11.2015, të gjithë të siguruarit që duan ta realizojnë të drejtën për in-vitro, janë të liruar nga pjesëmarrja e pagesës (participimi) me vlerë prej 6.000 denarë për kryerjen e shërbimeve shëndetësore për procedurën in-vitro për fëmijën e parë, të dytin, të tretin dhe të katërtit, më së shumti deri në tre tentime të dështuara. Kjo pjesëmarrje do të kompenzohet nga ana e Fondit për sigurim shëndetësor.

Risia e dytë është shfrytëzimi i të drejtës për in-vitro për fëmijën e tretë dhe të katërt gjegjësisht, për kryerjen e shërbimeve shëndetësore për procedurën e fekondimit biomjekësor të zbatuara me fekondim autolog dhe fekondim alogjeneike (jashtëtrupore).

Përqindja e shtatzanisë së dëshmuar si rrjedhojë e procedurës Invitro, në vitin 2011 është 38,7%, në vitin 2012 është 41.3%, në vitin 2013 është 50.5%, në vitin 2014 është 54.5%, dhe nga Janari-Korrik 2015 është 53.5%. Këto të dhëna statistikore tregojnë për suksesin dhe nivelin e lartë të specializimit të institucioneve shëndetësore që kanë marrëveshje me Fondin. Ky trend ritës është edhe si rezultat i mbulimit të mjeteve nga ana e Fondit, për dallim nga sistemet e huaja të shëndetësisë, vendet e të cilave nuk e mbulojnë këtë intervenim.

Hera e parë kur Fondi ka filluar ti mbuljë këto shërbime është viti 2008, edhe atë sipas procedurës për refundim të mjeteve ndërsa nga viti 2010 fillon me shpërndarjen e Vauçerave. Çmimi i intervenimit kushton 80.000 denarë, pjesëmarrja e pacientit është 6.000 denarë.

Institucionet shëndetësore që kanë marrëveshje me Fondin në vitin 2015 për kryerjen e shërbimeve Invitro janë: Pllodnost në Manastir, DR.Organxhiski në Shtip, Gineko medika në Shkup, Re-medika në Shkup, Ultramedika në Shkup, Moja bolnica në Shkup, Axhibadem Sistina në Shkup, Kinika për gjinekologji dhe akusheri, dhe Inanna sistem (Klinika Njuborn) në Shkup.

Dokumentacioni i nevojshëm, udhëzimi për mënyrën e realizimit të drejtës për in-vitro dhe të gjitha informacionet tjera, janë të shpallura në web faqen zyrtare të Fondit për sigurim shëndetësor www.fzo.org.mk

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *