Home / Lajme / Botë / Euro pëson rënie të thellë që prej 2012-ës

Euro pëson rënie të thellë që prej 2012-ës

11 Nëntor – Monedha e perbashket europiane ka shenuar nje tjeter renie te forte diten e djeshme ne tregun e brendshem, duke u kembyer me 138.43 leke, duke shenuar renie me 0.29 leke, ne raport me diten paraardhese. Euro perjeton nivelin me te ulet te saj qe nga korriku i vitit 2012, sipas te dhenave historike nga Banka e Shqiperise.

Dy jane arsyet e kesaj renieje te euros:

Se pari, ajo eshte zhvleresuar ndjeshem ne tregun nderkombetar, duke u kembyer me 1.07 dollare diten e djeshme, niveli me i ulet ne 6 muaj, si rrjedhoje e dobesise se bursave europiane.

Se dyti, edhe kerkesa ne tregun e brendshem eshte e ulet, sipas aktoreve te tregut, per shkak te ngadalesimit te importeve dhe tkurrjes se aktivitetit tregtar nga masat e forta te aksionit anti-informalitet. Ne shtator, importet u tkurren me 7% me baze vjetore.

Ne te kundert, dollari eshte ngjitur mbi 128 leke, por mbetet ende larg niveleve rekord te 11 viteve te fundit, te arritur ne mars 2015, kur u kembye me 133 leke.

Kerkesa e dobet ne tregun e brendshem ka bere qe sjellja e euros te jete e ndryshme nga fillimi i ketij viti, ku monedha e perbashket ra ne tregjet nderkombetare, ne Shqiperi mbeti ne kuoten e 140 lekeve, teksa ruajtja e raportit euro/dollar te bursave nderkombetare u reflektua ne mbiçmimin e ndjeshem te dollarit.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *