Home / Lajme / Maqedoni / Filloi ndërtimi i rezervuarit të parë për ujë të pijshëm në Gostivar

Filloi ndërtimi i rezervuarit të parë për ujë të pijshëm në Gostivar

05 Nentor -Nevzat Bejta : “Mund të themi se ky është një projekt jetik për qytetarët e Gostivarit, për shkak se bëhet fjalë për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Gostivari

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i ujësjellësit në qytetin e Gostivarit” që në Komunën e Gostivarit financohet nga Departamenti Zviceran Federal për Çështje Ekonomike (SECO), filloi ndërtimi i Rezervuarit respektivisht ujëmbledhësit për akumulimin e ujit me kapacitet prej 2000 m3 në afërsi të burimit dhe Stacionit filtrues në fshatin Vërtok.

Ky është një nga katër rezervuarët e ujit që do ndërtohen në katër lokalitete të ndryshme të Komunës së Gostivarit.

Në terren, punimet nga afër i ndoqi kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili tha se rezervuari paraqet një projekt kapital me vlerë investimi prej 650.000 euro, kurse vlera e përgjithshme e projektit të Departamentit Zviceran Federal për Çështje Ekonomike (SECO), është 9 milion e 200 mijë franga zvicerane.

“Mund të themi se ky është një projekt jetik për qytetarët e Gostivarit, për shkak se bëhet fjalë për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Gostivarit. Në bazë të projektit që financohet nga qeveria zvicerane me vlerë totale prej 9 milion e 200 mijë franga, qytetarët e Gostivarit do të pijë ujë të pastër dhe pa ndërprerje. Do të ndërtohen katër rezervuarë, rezervuari i parë ndërtohet në fshatin Vërtok, pastaj do të ndërtohen rezervuare në Zdunjë, Banjicë dhe Çegran. Besoj me realizimin e projektit të përgjithshëm, qytetarët e Gostivarit përfundimisht do zgjedhin problemin me furnizim të rregullt të ujit për pije”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi potencoi që qëllimi i projektit “Përmirësimi i ujësjellësit në qytetin e Gostivarit” ka për qëllim që të bëjë përmirësimin me furnizim me ujë të pijshëm për qytetin e Gostivarit dhe të ballansojë apo amortizojë shtypjen e ujitë për qytetin dhe vendbanimet që furnizohen me ujë nga rrjeti i këtij sistemi për furnizim.

“Ky është një detal nga i gjithë projekti “SECO”. Bëjmë hapjen e themeleve të rezervuarit të parë i cili ka kapacitet prej 2000 m3. Deri tash Gostivari furnizohej direkt nga burimi në rrjetin distributiv. Qëllimi i ndërtimit të rezervuarëve është rregullimi i shtypjes së ujit në sistemin e ujësjellësit. Tani do të kemi një depo të ujit, dhe në qoftë se do të kemi ndërprerje të ujit, me rezervuarët që ndërtohen qytetarët mund të furnizohen pa problem me ujë për pije për katër orë dhe pandërprerje, kohë e mjaftueshme për riparimin e defekteve eventuale. Uji akumulohet në rezervuar dhe kthehet në rrjetin e ujësjellësit”, tha Xhaferi.

Paraprakisht, nga ana e Komunës Gostivarit është zgjedhë çështja e parcelës së ndërtimit të rezervuarit për ujë si dhe është rregulluar qasja e rrugës për te rezervuari.

Ky projekt implementohet nga “SGI – Ingenierie SWIS” në bashkëpunim me “GTI – Geotehnocki Inzhenering Macedonia”. Kryerësi i punëve është firma “Përparimi” nga Maqedonia.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *