Home / Lajme / Maqedoni / Fitorja e partise AKP ne Turqi festohet ne viset shqiptare

Fitorja e partise AKP ne Turqi festohet ne viset shqiptare

02 Nentor – Shqiptarët e Tetovës dhe të Shkupit kanë festuar me fishekzjarre fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan sot në Turqi.

Dhjetëra prizrenas kanë dalë nëpër rrugë të qytetit për të festuar fitoren e AKP-së së presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet parlamentare.

Gazetarët e grupit KOHA në këtë qytet tregojnë se qytetarët kanë dalë në rrugë, me fotografi të presidentit turk e me pankarta të ndryshme dhe po festojnë fitoren në zgjedhje.

Ndërkohë që pas Prizrenit, edhe dy qytete të tjera shqiptare kanë festuar fitoren e Erdogan. Shqiptarët e Tetovës dhe të Shkupit kanë festuar me fishekzjarre fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan sot në Turqi.

Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërkohë që për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë: minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.

Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 16 parti politike dhe 21 kandidatë të pavarur, ndërsa AK Parti që nga themelimi i saj në gusht të vitit 2001, fitoi në të gjitha zgjedhjet e mbajtura në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *