Home / Lajme / Maqedoni / Fokus: Ndrecaj dhe Rizaj u burgosën pastaj u vranë !

Fokus: Ndrecaj dhe Rizaj u burgosën pastaj u vranë !

9 nëntor-Kështu akuzojnë familjarët e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt në lajmin e publikuar nga javorja “Fokus”.Dëshmia e tyre mbështetet tek fotot dhe video pamjet e publikuara nga grupi i armatosur, ku shihet qartë se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë persona të arrestuar.

Javorja “Fokus” shkruan se udhëheqësit e grupit të armatosur në Kumanovë, fillimisht u arrestuan dhe pastaj u likuiduan, me qëllim që të fshihet skenari për luftën e Kumanovës.

Kështu akuzojnë familjarët e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt në lajmin e publikuar nga javorja “Fokus”.

Dëshmia e tyre mbështetet tek fotot dhe video pamjet e publikuara nga grupi i armatosur, ku shihet qartë se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë persona të arrestuar.

Por edhe Arben Rexhaj dhe Samid Kastrioti, sipas javores Fokus, i ishin dorëzuar policisë dhe më pas ishin ekzekutuar”.

Për informatat e publikuara në javoren “Fokus”, kërkuam informacione nga MPB-ja, por nga atje na orientuan tek Prokuroria Publike, sepse atje ndodhej lënda.

Nga Prokuroria Publike thanë se nuk japin komente për lëndë që janë në proces gjykimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *