Home / Lajme / Rajon / Fushë Krujë, tritol pikës së karburantit, s’ka të lënduar

Fushë Krujë, tritol pikës së karburantit, s’ka të lënduar

11 nëntor-
Si pasojë e kësaj ka pasur dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Dëmtime kanë pësuar edhe disa automjete të parkuara pranë pikës së karburantit. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Çela ka thënë se nuk ka konflikte me persona të tjerë në zonën ku banon.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se një person duke ecur ka hedhur në një pikë karburanti rreth 200 gram tritol. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. Grupi hetimor ka marrë në pyetje pronarin e karburantit, shtetasin, Zhydi Çela, 62 vjeç, me profesion elektricist.

Si pasojë e kësaj ka pasur dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Dëmtime kanë pësuar edhe disa automjete të parkuara pranë pikës së karburantit. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Çela ka thënë se nuk ka konflikte me persona të tjerë në zonën ku banon. Një nga pistat që po heton policia është konfliktet për shkak të detyrës.

11 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *