Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet një foshnjë e vdekur në spitalin e Tetovës

Gjendet një foshnjë e vdekur në spitalin e Tetovës

3 nëntor-Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, se 36 vjeçarja ka pasur lindje sponatne apo dikush tjetër e ka sjellur foshnjën dhe e ka lënë në toaletin e repartit internistik”, njofton Policia e Tetovës.

Mbrëmë rreth orës 22.00 një mjek i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës, në toaletin e repartit Interenistik ka gjetur një foshnjë të posalindur pa shenja për jetë e cila ka qenë e mbuluar me pelena. Sipas policisë së Tetovës, mjeku mënjëherë ka alarmuar kolegët dhe e ka denoncuar rastin në Policinë e Tetovës e cila ka kryer hetime nën drejtimin e Prokurorit Publik. “Foshnja pa shenja për jetë është fotodokumentuar dhe ndaj saj do të kryhet obduskion.Nga bisedat me mjekët janë marrë informacione se dje rreth orës 16.00 në repartin internistik në spital është pranuar 36 vjeçarja paciente nga një fshat I Tetovës, e cila mënjëherë është dërguar në repartin e Gjineokologjisë, ku është mbajtur për shërim të mëtejshëm. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, se 36 vjeçarja ka pasur lindje sponatne apo dikush tjetër e ka sjellur foshnjën dhe e ka lënë në toaletin e repartit internistik”, njofton Policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *