Home / Lajme / Maqedoni / Gruaja që ndërroi jetë në spitalin e shtetit varroset sot në Arrnaqi

Gruaja që ndërroi jetë në spitalin e shtetit varroset sot në Arrnaqi

10 Nëntor – Në varrezat e fshatit Arrnaqi të Shkupit sot i jepet lamtumira e fundit gruas shtatëdhjetë vjeçare e cila ndërroi jetë në spitalin shtetëror në Shkup, ku dyshohet se fajin kryesor e ka kirurgu Lubomir Ognjenoviq.

Në prani të madhe të banorëve të komunës së Sarajit sot pas dite me nderimet më të larta u dërgua në banesën e fundit pacientja e cila për shkaqe misterioze ndërroi jetë në spitalin shtetëror.

Një familjar i pacientes, Sabahudin Rrustemi ka deklaruar për Zhurnal se është tepër i tronditur nga incidenti i djeshëm në spitalin shtetëror. Sipas tij, fëmijët e pacientes së ndjerë i kishin dhënë mijëra euro kirurgut me qëllim që të kryej operacioni me sukses.

“ Djemtë e familjares time e cila ndërroi jetë në spitalin shtetëror, kanë shitur veturën që ti japin para kirurgut. Bëhet fjalë për disa mijëra euro, të cilat ia dhanë në dorë kirurgut, pasi ai ka premtuar se operacioni do të kryhet me sukses, por puna ka dështuar.

Pacientja vdes, ndërsa djemtë kanë kërkuar llogari nga kirurgu, që është normale që djemtë të kërkojnë llogari për nënën e tyre.

Por, kirurgu është sjell me një sjellje tepër irrituese duke iu thënë djemve se nënën shkoni merreni në kapelë dhe mos të ju shoh më në spital. Nga ky gjest janë revoltuar tejmase djemtë e pacientes dhe njëri prej tyre ka nxjerr revolen dhe ka shkrepur tre plumba në këmbën e kirurgut”, ka deklaruar për Zhurnal Sabahudin Rrustemi.

Ndërkohë, tre personat e përfshirë në incidentin e djeshëm janë arrestuar nga policia dhe nga gjykata u është shqiptuar paraburgim prej tridhjetë ditëve.

Bëhet fjalë për vëllezërit Kajam dhe Imer Nikshiq nga Arrnaqia e Shkupit, të cilët dhanë ryshfet me shpresë se nëna e tyre do të shpëtoj nga operacioni.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *