Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Takimi i suksesshëm, qëllimi kryesor është arritur, zgjedhje do të ketë më 24 prill

Gruevski: Takimi i suksesshëm, qëllimi kryesor është arritur, zgjedhje do të ketë më 24 prill

6 nëntor-Për emrat e dakorduar për ministra dhe zëvendësministra nga radhët e LSDM-së, kryeministri Gruevski tha se është karakteristike se bëhet fjalë për emra të theksuar partiak, që sipas tij është mirë për shkak se kështu do të ndërmarrin përgjegjësi politike.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeminsitër Nikolla Gruevski pas përfundimit të takimit të liderëve, në të cilin u finalizua Marrëveshja e Përzhinos, shprehi kënaqësi që bisedimet përfunduan me sukses dhe potencoi se është me rëndësi që është arritur që zgjedhjet të mos shtyhen dhe të mbahen më 24 prill të vitit të ardhshëm.

“Unë jam shumë i kënaqur nga ajo që u arrit. Qëllimi ynë strategjik si parti ishte të betonohet data e zgjedhjeve, për çka LSDM pati tentime ta shtyejë, përkatësisht kërkoi të prolongohej, por ne nuk e lejuam atë dhe insistuam të mbetet 24 prilli dhe ia arritëm. Data për zgjedhje me ligjet që tani do t’i propozojmë në Parlament do të definohet se më 24 prill do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Gruevski.

Sipas tij, qëllimi kryesor i VMRO-DPMNE-së është arritur për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill, kur, siç tha, qytetarët do të kenë mundësi ta tregojnë fjalën e tyre, sepse ata janë të cilët vendosin në këtë shtet.

“Ne besojmë në popull. Ne besojmë në vendimet e tij, se din të bëjë zgjedhjen e duhur dhe për këtë arsye e kishim me rëndësi që sa më shpejtë dhe pa shtyerje të ketë zgjedhje dhe populli të mund të sjellë vendim dhe të thotë se kujt i beson për më tutje. Populli e din ta njohë këtë, din të njohë se çka janë lojërat dhe intrigat politike dhe se me lojë të ndyer nuk vihet në pushtet, por me punë, mund, rezultate, ide”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së dhe theksoi se pret fitore të bindshme në zgjedhje, madje edhe më të mirë se ajo e vitit të kaluar.

Theksoi se në takim u dakordua që ligji për qeveri, në të cilin, siç sqaroi, është kyçe se askush nuk do të mund të largohet nga puna apo ndërrohet, e të mos jetë kjo sipas ligjit. “Madje, shtoi, edhe nëse dikush e shkel ligjin dhe ndërrohet, tjetri që do të emërohet do të fitojë nga zëvendësminsitri i ri i Punëve të Brendshme, i cili do të ketë të drejtë vetoje, me çka do të sigurohet kontrolli ndaj punës kadrovike në MPB në kuptimin që të mos shndërrohet MPB në aparaturë partiake të një aprtie politike.

Ai theksoi se janë harmonizuar edhe ligjet për fishkëlluesit dhe materialet ilegale të cilët do të miratohen së bashku me pakon me ligjin për qerverinë, me ligjin për zgjedhjet, por që ligji për materialet ilegale do të hyjë në fuqi pas gjashtë muajve. Është paraparë, siç tha, ndërkohë të dërgohet ai të dërgohet deri te Komisioni i Venecias të merret mendim, mendimi të shqyrtohet dhe në qoftë se ka nevojë të intervenohet në ligj dhe në qoftë se merret para atyre gjashtë muajve do të intervenohej menjëherë dhe ai do të hynte menjëherë në fuqi.

Siç tha, grupet e punës sot duhet t’i riharmonizojnë ligjet dhe nga e hëna pritet të hyjnë në Kuvend.

Për emrat e dakorduar për ministra dhe zëvendësministra nga radhët e LSDM-së, kryeministri Gruevski tha se është karakteristike se bëhet fjalë për emra të theksuar partiak, që sipas tij është mirë për shkak se kështu do të ndërmarrin përgjegjësi politike.

“Ajo që është karakteristike për emrat është se bëhet fjalë për emra të theksuar partiak dhe mendojnë s ekjo është mirë, dëshirojmë që në mënyrë partiake të ndërmarrin përgjejgësi politike, e jo të fshihen pas gjoja ndonjëfarë ekspertëve të cilët janë anëtarë anonim të LSDM-së. E populli le të shohë se kush si punon e le të bëjë dallim”, theksoi Gruevski.

Për realizimin e fazave të ardhshme të zbatimit të Marërveshjes së Përzhinos kryeministri Gruevski tha se nga ana e tyre gjithçka që është dakorduar do të respektohet siç shkruan në marrëveshje, por që nuk do të jetë i befasuar nëse gjatë përgjigjes së pyetjeve për mediat LSDM-ja sërish tenton t’i zvarrisë punët që të mos vijë deri në marrëveshje dhe kjo të jetë alibi që të prologohen zgjedhjet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *