Home / Lajme / Botë / Hidhet nga kati i tetë djali i miliarderit të çelikut

Hidhet nga kati i tetë djali i miliarderit të çelikut

9 Nëntor – Angad Paul, djali i miliarderit Lord Paul, vrau veten duke u hedhur nga shtëpia e tij, në një lartësi prej tetë katesh.

Trupi i tij u gjet nga disa kalimtarë, që mbetën të shokuar.

Ngjarja ndodhi në Londër.

Angad ishte drejtues i kompanisë së çelikut, Caparo, që së fundmi ishte përballur me probleme.

Policia thotë se po heton për vdekjen e 45-vjeçarit.

Ai ishte i martuar me avokaten Michelle Bonn.

Babai i viktimës është një nga njerëzit më të pasur në Britani, me një pasuri prej 2.2 miliardë sterlina.

Ai mbërriti në Britani nga India në vitin 1966, ku themeloi kompaninë Caparo me një kredi prej 5 mijë sterlinash.

Shumë shpejt ai arriti të ketë në pronësi 40 kompani me 10 mijë të punësuar dhe me një xhiro prej 1 miliard sterlinash.

Së fundmi kompania e tij e çelikut kishte pasur probleme për shkak të rënies së çmimeve të çelikut në tregje.

Gjithashtu lexo

Po rrëshqiste në tobogan me miqtë, rrëzohet dhe lëndon rëndë qafën dhe shpinën – pamjet rrëqethëse publikohen në internet (Video, +16)

Toboganët e mëdhenj të montuar në pishina ofrojnë adrenalinë dhe një përvojë unike. Megjithatë, shpesh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *