Home / Lajme / Maqedoni / HOVIT: Shkelja e afateve dëmtoi rëndë marrëveshjen politike

HOVIT: Shkelja e afateve dëmtoi rëndë marrëveshjen politike

05 Nentor – “Jam i dëshpëruar që isha pjesë e negociatave për arritjen e Marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut, e cila është e qartë se u shkel.

Ish raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Riçard Houit shprehu dëshpërimin e thellë nga dështimi i klasës politike në vend për ta kapërcyer krizën. Në një prononcim ekskluziv për Televizionin Alsat, Houit tha se shkelja e afateve dëmtoi rëndë Marrëveshjen politike, ndërsa fajin kryesor për këtë ia faturoi VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Jam i dëshpëruar që isha pjesë e negociatave për arritjen e Marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut, e cila është e qartë se u shkel. Pas përpjekjeve të djeshme dhe sot besojmë që të kthehet sërish në rrugën e duhur. Politikanët në këtë vend duhet ta kenë të qartë se nëse afatet janë vendosur ato duhet të respektohen, megjithatë ato nuk u respektuan dhe kjo ka pasoja. Përgjegjësia kryesore për mosrespektimin e marrëveshjes së 2 qershorit i bie VMRO-së, partisë në qeveri, kryeministrit Gruevski”, deklaroi Riçard Houit, Deputet në Parlamentin Evropian.

Houit tha prerë se raporti i progresit për Maqedoninë nuk do jetë pozitiv, por i kushtëzuar, pikërisht për shkak të mos respektimit në përpikëri të Marrëveshjes politike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *