Home / Kryesoret / Janeva: Urgjentisht të miratohet ligji për shërbimin e Prokurorisë Publike

Janeva: Urgjentisht të miratohet ligji për shërbimin e Prokurorisë Publike

Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale lidhur dhe të cilat dalin bga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve sot u bëri thirrje  institucioneve kompetente urgjentisht ta miratojnë ligjin për shërbimin e prokurorisë publike, i domosdoshëm për punën e kësaj prokurorie publike. Nga prokuroria njëkohësisht bëjnë thirrje që secili që posedonj materiale të ndjekjes joligjore të komunikimeve t’u parashtrojë njoftim.

Prokuroria në kumtesë thekson se shpreh brengosje për zvarritjen e procesit të miratimit të ligjit për shërbimin e prokurorisë publike dhe tregon se në interes të mbarë opinionit është mundësimi i kushteve të papenguara për punën e saj.

“Me këtë ligj rregullohet mënyra e punësimit dhe statusit të kuadrit profesional, hetues dhe administrativ në këët Prokurori publike. Pa këtë ligj funksionimi i kësaj Prokurorie publike do të vështirësohet dukshëm për arsye se kuadri profesional, hetues dhe administrativ kanë rol të rëndësishëm për kryerje të papengueshme të punëve dhe janë të domosdoshme në mënyrë të njejtë si edhe prokurorët publik. Me këtë rast u bëjmë thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht t’i qasen miratimit të Ligjit, me thënie se në interes të mbarë opinionit është mundësimi i kushteve të papengueshme për punën e kësaj Prokurorie publike”, thuhet në kutmesë.

Sa i përket Ligjit për mbrojtjen e privatësisë dhe dorëzimit të materialeve nga ndjekja joligjore e komunikimeve, qëndron në kumtesë, kjo Prokurori publike informon se në pajtim me nenin 2 të Ligjit për mbrojtjen e privatësisë, është kompetente për pranimin e materialeve.

“Në këtë drejtim sqarojmë se secili që posedon materiale nga ndjekja joligjore e komunikimeve është i detyruar të na i dorëzojë materialet, në pajtim me ligjin. Edhe krahas faktit që në opinion u publikuan informata se persona të caktuar fizik dhe juridik, si dhe organe shtetërore posedojnë materiale nga ndjekja joligjore e komunikimeve, emgjithatë vetëm nga ana e partisë politike LSDM-së është parashtruar njoftim me shkrim në të cilin është shprehur gatishmëria për dorëzimin e materialeve të cilat i posedojnë, e të cilat rrjedhin nga ndjekja joligjore e komunikimeve. E cekura paraprakisht, u bëjmë thirrje të gjithëve të cilët posedojnë materiale të këtilla, të parashtrojnë njoftim në këtë Prokurori publike, në mënyrë që ne, duke vepruar në pajtim me Ligjin për procedurë penale, do të mund t’i marrim materialet”, thekson Prokuroria speciale publike në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *